Balla akuzon Bashën se gënjeu Vjosa Osmanin

Nga Exit News
Balla akuzon Bashën se gënjeu Vjosa Osmanin

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka komentuar, të premten, premtimin e kreut të PD-së Lulzim Basha. Kryedemokrati tha se PD do të miratojë rezolutën për krimet serbe gjatë takimit më presidenten e Kosovës Vjosa Osmani. 

Basha tha pas 25 prillit do të ketë një ndryshim të qasjes të Shqipërisë ndaj Kosovës dhe rivendosjen e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Balla tha se Basha jep premtime vetëm për propagandë. 

“Sot Lulzim Basha bëri atë që di të bëjë gjithnjë, të premtoje çfarë i vjen në radhën e takimeve, që duken tamam si një hapësire publicitare mes dy emisioneve te gjumit të tij të paepur. Po meqë të gjitha thotë që do t’i bëjë realitet në 25 prill, po i themi se në 25 prill do bëjë realitet vetëm marrjen e një patateje të madhe nga zgjedhësit shqiptare”,  tha Balla në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka kujtuar raportin e Dick Martit, ku thotë se Basha ka fshehur kasetën e masakrës në Krushë.

“Ai që bëri dosjet e luftëtarëve të UÇK dhe fshehu kasetën e masakrës në Krushë, pastaj votoi bashkë me babanë e tij politik rezolutën e pistë të bazuar mbi raportin famëkeq të Dick Marty mbi udhëheqësit e luftës Çlirimtare të Kosovës, mund të gënjejë veten po jo shqiptarët me përbetimet e tij për Kosovën”, u shpreh Balla.

 

LEXO  Rriten me 30% fitimet e sektorit bankar

2 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme