Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i ka cilësuar si autor të dhunës në Shkodër, Bashën, Metën dhe Kryemadhin.
Balla ka thënë të shtunën se protesta në Shkodër ishte e porositur nga Tirana.
“Ka një parti politike që është munduar ta përdorë Shkodrën, kjo është PD dhe bashkë me të Ilir Meta që po e përdor politikisht. Sulmi i porositur nga Tirana, nuk është ideuar në Shkodër, ka për autorë Sali Berishën, Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe për fat të keq dhe Lulzim Bashën”, ka thënë Balla nga Shkodra.
Protestuesit në Shkodër sulmuan selinë e Partisë Socialiste.
Balla ka thënë se selitë nuk janë sulmuar asnjëherë gjatë 30 viteve.
“Prej 30 vitesh nuk janë sulmuar kurrë selitë. Prej nesër do jetë gati përsëri për të kryer rolin e vet”, ka thënë numri dy i PS.
Balla i ka bërë thirrje Krymadhit, duke e cilësuar si “rekretuese e minorenëve” që të heq dorë nga pagesa e tyre për të ushtruar dhunë.
“Kryemadhi që është një rekrutuese e minorenëve i bëj thirrje të heqë dorë nga pagesa e minorenvë dhe prindërve të mbajnë nën kontroll fëmijët e tyre”, ka deklaruar Balla të enjten.