Balla ironizon Bardhin për padinë në Spak

Balla ironizon Bardhin për padinë në Spak

Kryetari  i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka kryer një takim me biznesin e vogel në qytetin e Elbasanit pasditen e së premtes.

Ai tha se politikat e suksesshme të qeverisë, veçanërisht ofrimi i shërbimeve online për bizneset, kanë kontribuar në uljen e korrupsionit.

Balla ka gjetur rastin të ironizojë edhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, lidhur me padinë e depotituar paraditen e sotme në SPAK.

Por, për Gazin një gjë ua them me siguri të plotë, kur të dalë rezultati i zgjedhjeve në Elbasan, Gazi do padisë dhe do kallëzoj në prokurori për tradhti të lartë dhe për tallje me udhëheqjen të gjithë PD-në e Elbasanit,” u shpreh Balla.

Bardhi deklaroi se Balla ka kryer një krim elektoral në Elbasan, duke ushtruar presion ndaj personave që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>