
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka kërkuar deputetëve të votojnë pa debat kandidaturën e ardhur në seancë për plotësimin e vakancës në Gjykatën Kushtetuese.
Balla e quan pa kuptim debatin parlamentar mbi vlefshmërinë e kësaj kandidature, pasi kjo sipas tij është shteruar në komisoinin e ligjeve.
Ky i fundit mori në shqyrtim dhe dërgoi në seancë për votim listën e dërguar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Por lista KED propozonte vetëm një kandidat për Gjykatën Kushtetuese, nga të paktën tre për çdo post vakant që kërkon ligji.