Taulant Balla, Sekretari i Përgjithshëm i PS bisedoi, i ftuar dje në emisionin Top Story të gazetarit Sokol Balla në News24, foli për çeshtjet e ditës si reforma zgjedhore, reforma në drejtësi, zgjedhjet e parakohshme dhe mos hapja e bisedimeve me BE.
Vendimin e BE-së për mos hapjen e bisedimeve, Balla e komentoi si një vendim që nuk ka lidhje vetëm me Shqipërinë dhe as me Maqedoninë e Veriut, “por është për të gjithë Ballkanin Perëndimor”. Balla theksoi se kushtet e vendosura nga “Bundestagu janë themelet e këtij procesi”.
Pyetjes së gazetarëve nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme në vend, Balla u shpreh se “zgjedhje të parakohshme do ët ketë vetëm në Shkodër”.
Ai tha se në zgjedhjet e 2021 do të shkohet me një kod të ri zgjedhor. Balla theksoi se “dokumenti i Bundestagut e ka të qartë që reforma duhet miratuar me konsensusin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore”.
Balla, gjithashtu lajmëroi se Gjykata Kushtetuese do të formohet brenda Krishtlindjeve.