Bandat shqiptare, më të pamëshirshmet që Britania ka pasur ndonjëherë

Bandat shqiptare, më të pamëshirshmet që Britania ka pasur ndonjëherë

Bandat e “pamëshirshme” të shqiptarëve kanë arritur të zëvendësojnë bandat kriminale britanike në Britaninë e Madhe. Kështu shprehet Policia britanike në një artikull të medias angleze DailyMail.

Në artikull bandat shqiptare quhen shumë të egra dhe “absolutisht të pamëshirshme”:

Kriminelët e pamëshirshëm shqiptarë që veprojnë në Britani rrëmbyen të afërmit e moshuar të rivalëve të tyrë. përmes një taktikë që quhet ‘gransom’.

Policia britanike ka zbuluar se bandat shqiptare marrin peng prindërit apo gjyshërit e moshuar të banditëve të tjerë dhe kërkojnë para, drogë apo territore në këmbim të tyre.

“Lordët e krimit” nga shteti i vogël ballkanik janë kaq të dhunshëm se  kanë uzurpuar bandat tradicionale të drogës në pjesën më të madhe të Anglisë dhe po dërgojnë tani shuma të mëdha të parave në shtëpi të fshehura brenda makinave.

Shqipëria nuk është pjesë e Bashkimit Evropian dhe shifrat e fundit tregojnë se 32,000 shqiptarë jetojnë në Britani, por 572 prej tyre janë në burg, pothuajse një në 50.

Të dielën, Policia e Bedfordshire dhe komisioneri i krimit, u shprehën për The Mail : “Ju nuk mund të imagjinoni se sa të pamëshirshëm janë ata. Disa prej bandave tradicionale janë shkrirë, përballë brutalitetit absolut të shqiptarëve. Këto janë pa dyshim bandat më të pamëshirshme që Britania e Madhe ka parë ndonjëherë. Ata janë të përgatitur të rrëmbejnë rivalët për 200 euro borxhe.”

Disa muaj më parë, Agjencia Kombëtare e Krimit paralajmëroi: ‘Grupet shqiptare të krimit kanë krijuar një ndikim të profilit të lartë brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar’.

Bandat shqiptare merren kryesisht me furnizimin e kokainës në të gjithë vendin dhe gjithashtu janë të përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore dhe prostitucion.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>