Banka Evropiane e Investimeve emëron drejtuesin e ri për Ballkanin Perëndimor

Nga Exit News
Banka Evropiane e Investimeve emëron drejtuesin e ri për Ballkanin Perëndimor

Banka Evropiane e Investimeve ka emëruar Alessandro Bragonzin si shefin e ri për Ballkanin Perëndimor.

Alessandro Bragonzi ka qenë më parë përfaqësuesi i BEI-s për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai zëvendësoi Dubravka Nègren, mandati i të cilit përfundoi më 15 janar.

Bragonzi ka deklaruar se prioriteti i BEI-t është të forcojë ekonomitë dhe sistemet e kujdesit shëndetësor, ndërsa nxit sipërmarrjet drejt zgjidhjeve të padëmshme ndaj mjedisit.

Ai theksoi se BEI synon të rrisë energjinë e rinovueshme dhe efikasitetin e energjisë, të mbështesë transportin e qëndrueshëm, si dhe të ndihmojmë kompanitë në sektorët më të ndikuar nga pandemia.

Siç Exit News ka shkruar më parë, nga viti 2021, Banka Evropiane e Investimeve nuk do të mbështesë më projekte në sektorin e karburanteve fosile, thënë ndryshe në nxjerrjen, prodhimin dhe përpunimin e naftës.

BEI do të fokusohet në katër fusha të tjera të energjisë si: efikasiteti, furnizimi me energji të pastër (jo-karbonike), mbështetja e burimeve dhe teknologjive inovative si dhe sigurimi i sistemeve të shpërndarjes.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>