
Grupe ndërkombëtare bankash paraqitën sot në Konferencën e Donatorëve, që u zhvillua në Bruksel planin e tyre të kontributeve për rindërtimin e Shqipërisë nga dëmet që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Kështu, përveç mbi 450 milionë eurove që garantuan vendet e ndryshme të BE-së, Emiratet e Bashkuara, SHBA-të dhe vende nga Azia dhe Afrika, grupe ndërkombëtare bankash ofruan mundësinë e mbi 800 milionë euro hua.
- Banka Islamike e Zhvillimit (IsDB), 365 milionë euro
- Banka Botërore, 160 milionë euro
- Banka Evropiane e Investimeve (EIB) 100 milionë euro
- Banka e Këshillit të Evropës për Zhvillim (CEB) 100 milionë
- Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) 80 milionë euro
Përfaqësuesit e bankave u shprehën se nga Shqipëria presin projekte serioze dhe konkrete në mënyrë që t’i mbështesin me këto fonde të vëna në dispozicion.