Banorët e Durrësit në protestë, 8 muaj nga tërmeti ende kaos për dëmshpërblimet

Nga Exit News
Banorët e Durrësit në protestë, 8 muaj nga tërmeti ende kaos për dëmshpërblimet

Dhjetra qytetarë protestuan të enjten para Bashkisë Durrës, pasi ende nuk dinë nëse pallatet ku ata jetojnë janë të banueshëm apo jo.

Ata shprehen se ende nuk kanë marrë konfirmim nga bashkia apo ekspertët e saj nëse shtëpitë e tyre janë të pabanueshme, nëse përfitojnë grante apo nëse shtëpitë duhen rindërtuar nga e para.

Një prej banorëve  u shpreh se ekspertët e Institutit të Ndërtimit e kanë shpallur pallatin ku banon si të pabanueshëm, por tani bashkia i ka ofruar vetëm 2,5 milionë lekë secilës familje dhe jo rindërtim të pallatit:

‘Kemi konstatimin e parë që ishte i pabanueshëm. Pastaj nga aktekspertiza pallati kalon në D4 ose D5, sepse sipas aktit kërkohen vlerësime të thelluara. Ne kërkojmë që ky akt të vihet në zbatim. Sipas këtij akti nuk na takon 2.5 milionë, dhe pallati kërkon rindërtim të thelluar.

Duhet një grup inxhinierësh që të vendosin nëse pallati do të shembet apo jo. Këta thonë merrni 2.5 milionë dhe futuni brenda. Si të futemi brenda kur instituti i ndërtimit thotë që ka çarje themelesh?’

Disa të tjerë u ankuan për ndërprerjen e bonusit të qirasë dhe pamundësisë për të paguar qiranë në një shtëpi të sigurtë. Një prej tyre pohoi se bashkia i ka ofruar 2,5 milionë lekë dëmshpërblim, por se këto para nuk mjaftojnë për të blerë shtëpi të re.

Kur kanë kaluar mbi 8 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, qindra familje ende nuk dinë se ç’do të bëhet me to, nëse do të marrin një shtëpi të re si dëmshpërblim për shtëpitë e dëmtuara siç i është premtuar nga qeveria apo nëse do të duhet të gjejnë vetë një zgjidhje për të siguruar banesën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>