Banorët e Elbasanit protestojnë për ndotjen e Shkumbinit nga kompania e peshkut Rozafa

Nga Exit News
Banorët e Elbasanit protestojnë për ndotjen e Shkumbinit nga kompania e peshkut Rozafa

Banorët e fshatit Labinot-Fushë në Elbasan po protestojnë që prej 5 qershorit kundër ndotjes së ujit dhe marrjes së tokave private nga kompania e përpunimit të peshkut Rozafa.

Fax News publikoi më 5 qershor pamje si fabrika hidhte në lumin Shkumbin dhe digjte pranë zonave të banuara mbetjet e procesit të konservimit të peshkut nga fabrika e quajtur Rozafa Fish City.

Banorët pretendojnë se hedhja e mbetjeve ka ndotur ujin e pijshëm të shtëpive të tyre i cili merret me pompa nga lumi Shkumbin.

Për Fax News banorët protestues janë shprehur se ata janë kërcënuar fizikisht nga pronarët e fabrikës së peshkut.

Si kundërpërgjigje ndaj banorëve, kompania Rozafa organizoi më datën 14 qershor kundër-protestë me anë të punonjësve.

Kundër-protesta e kompanisë u mbështet nga numri 2 i PS-së Taulant Balla, i cili e quajti protestën e banorëve të nxitur politikisht.

Përmes një postimi në Facebook Balla e quajti protestën e banorëve “sulm i turpshëm politik i Partisë Demokratike ndaj kompanisë Rozafa[..].  Balla arriti deri atje sa e quajti antishqiptare protestën e banorëve pasi kompania Rozafa prodhon produkte “made in Albania”.

Balla nuk i ktheu përgjigje shqetësimeve dhe akuzave të banorëve. Ndërkohë as autoritetet mjedisore dhe as autoritetet e tjera shtetërore nuk kanë ndërmarrë veprime për derdhjet e mbeturimnave në Shkumbin, çfarë është shkelje e ligjeve dhe standardeve mjedisore dhe të shëndetit publik.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>