Banorët e Elbasanit protestojnë për ndotjen e Shkumbinit nga kompania e peshkut Rozafa

Nga Exit News
Banorët e Elbasanit protestojnë për ndotjen e Shkumbinit nga kompania e peshkut Rozafa

Banorët e fshatit Labinot-Fushë në Elbasan po protestojnë që prej 5 qershorit kundër ndotjes së ujit dhe marrjes së tokave private nga kompania e përpunimit të peshkut Rozafa.

Fax News publikoi më 5 qershor pamje si fabrika hidhte në lumin Shkumbin dhe digjte pranë zonave të banuara mbetjet e procesit të konservimit të peshkut nga fabrika e quajtur Rozafa Fish City.

Banorët pretendojnë se hedhja e mbetjeve ka ndotur ujin e pijshëm të shtëpive të tyre i cili merret me pompa nga lumi Shkumbin.

Për Fax News banorët protestues janë shprehur se ata janë kërcënuar fizikisht nga pronarët e fabrikës së peshkut.

Si kundërpërgjigje ndaj banorëve, kompania Rozafa organizoi më datën 14 qershor kundër-protestë me anë të punonjësve.

Kundër-protesta e kompanisë u mbështet nga numri 2 i PS-së Taulant Balla, i cili e quajti protestën e banorëve të nxitur politikisht.

Përmes një postimi në Facebook Balla e quajti protestën e banorëve “sulm i turpshëm politik i Partisë Demokratike ndaj kompanisë Rozafa[..].  Balla arriti deri atje sa e quajti antishqiptare protestën e banorëve pasi kompania Rozafa prodhon produkte “made in Albania”.

Balla nuk i ktheu përgjigje shqetësimeve dhe akuzave të banorëve. Ndërkohë as autoritetet mjedisore dhe as autoritetet e tjera shtetërore nuk kanë ndërmarrë veprime për derdhjet e mbeturimnave në Shkumbin, çfarë është shkelje e ligjeve dhe standardeve mjedisore dhe të shëndetit publik.

2 komente

  1. xhimi 14 Qershor, 2020 në 9:49 pm

    Per hater te partise dhe taulantit duhet ta bojn nji sakrifice.

  2. Mucua 17 Qershor, 2020 në 8:44 am

    Oooo bisha …era peshkut qelbur ne shkumbin ndihet deri tek kompleksi kriva ne elbasan….po me siguri kjo era qe ankohen kta banoret duhet te jet ers e peshkut qe ja vet shkumbini….

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme