Bardhi i pëgjigjet akuzave të Ballës: Çdo sondazh i nxjerr humbës

Nga Exit News
Bardhi i pëgjigjet akuzave të Ballës: Çdo sondazh i nxjerr humbës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi shprehet se çdo sondazh nxjerr humbës Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një shënim në Facebook, Bardhi, i cili drejton fushatën e PD në Elbasan, ka reaguar ndaj deklaratave të Taulant Ballës të cilat i quan “diversione idiote”.

“Diversionet idiote të Taulant Ballës për Opozitën e Bashkuar kanë vetëm 1 shkak: humbjen e thellë të pushtetit  të korruptuar të Edi Ramës dhe Taulant  Ballës më 25 Prill! Çdo sondazh i nxjerr humbës, sepse çdo shqiptar e di se Edi Rama dhe Taulant Balla kane vetëm 1 hall: të shtojnë pasuritë e tyre, llogaritë bankare, vilat e fshehura! Ky është modeli që do të shkojë për skrap më 25 Prill.”

Balla ka deklaruar sot se PD dhe LSI “tradhëtuan mandatet që u kish dhëne populli”, duke iu referuar dorëzimit të mandateve nga opozita në shkurt të vitit 2019.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, tha gjithashtu një ditë më parë se PD dhe LSI po bllokojnë votën e emigrantëve.

Bardhi ka paralajmëruar në reagimin e tij se në 25 prill do të vijë ndryshimi dhe se këto zgjedhje do të kenë pjesëmarrjen më të madhe në historinë e Shqipërisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>