Bardhi: Unë dhe Taulant Balla nuk mund të rrimë në një Kuvend

Nga Exit News
Bardhi: Unë dhe Taulant Balla nuk mund të rrimë në një Kuvend

Partia Demokratike ende nuk ka marrë vendimin nëse do të hyjë në Kuvend në shtator sipas Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Në një intervistë për Syri TV, Bardhi është shprehur se vendimi për të hyrë në parlament do të merret nga institucionet e partisë dhe grupi parlamentar.

Bardhi përsëriti se 25 prilli ishte “masakër elektorale” dhe akuzoi deputetët e zgjedhur të PS se përfaqësojnë interesa të botës së krimit në Kuvend.

Bardhi deklaroi se nuk mund të pranonte të ishte në një sallë me Taulant Ballën.

Personalisht gjykoj që nuk është e lehtë të bashkëjetosh në një sallë me përfaqësues të krimit të organizuar. Fjala vjen nuk mund të jem në një sallë me Taulant Ballën, sepse unë përfaqësoj interesin e shqiptarëve, ndërsa Taulant Balla interesin e bandave më famëkeqe që janë në Shqipëri dhe në qytetin e Elbasanit”, tha Sekretari i Përgjithshëm i PD.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>