Basha: 2 muaj nga tërmeti, asnjë ndryshim vetëm propagandë

Nga Exit News
Basha: 2 muaj nga tërmeti, asnjë ndryshim vetëm propagandë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se në dy muaj nga tërmeti i 26 nëntorit nuk ka asnjë ndryshim, por vetëm propagandë. Në një takim me banorët  e Shkozës ai u shpreh:

“Nuk ka asnjë ndryshim, ka dy muaj. As vlerësim të dëmeve, dhe as faturën e dëmeve. Kemi vetëm llafe dhe vetëm propagandë. Jam shumë i shqetësuar, sepse kjo po fillon të futet në dismensionin e tretë të krizës.”

Ai theksoi se teksa qeveria lëshon 150 milionë dollarë për oligarkët, qytetarët presin Konferencën e Donatorëve për të marrë bonusin e qirasë dhe dëmshpërblimin e shtëpive.

“Ndërkohë që fillon viti buxhetor,  lëvrohen 150 milionë dolarë për oligarkët, ndërsa për njerëzit presin konferencën e donatorëve për të dhënë bonuset e qirasë dhe për të dëmshpërblyer shtëpitë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>