
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka penguar integrimin e vendit në BE. Gjatë një takimi online me kreun e PPE, Manfred Weber, Basha u shpreh se shqetësimet kryesore të vendit janë gjendja e rëndë ekonomike, kostoja e lartë e jetesës, papunësia dhe emigrimi.
“Qytetarët janë të zhgënjyer pas 8 viteve të qeverisë Rama, 8 vite ngecjeje në vendnumëro në procesin e Integrimit Europian dhe duan ndryshim.”
Basha u shpreh se gjatë këtyre 8 viteve vendi ka bërë hapa mbrapa në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Weber u shpreh se zgjedhjet e 25 prillit janë kusht që vendi të eci përpara me integrimin europian.