Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Rama se ka tradhëtuar policët e ndershëm pasi sipas tij ai është i lidhur me krimin.
Basha shkruan në Twitter se policia është përdorur për si vegël për të mbrojtur lidhjet e pushtetit me krimin.
Sipas tij, pasojat e këtij modeli i vuajnë qytetarët dhe zgjidhja është prerja e lidhjeve të pushtetit me krimin.
Reagimi i Bashës vjen pas konferencës për shtyp të kryeministrit Rama ku ai mohoi një krizë brenda Policisë së Shtetit.
Rama komentoi gjithashtu kallëzimin penal të tre policëve ndaj kryebashkiakut Pjerin Ndreu duke u shprehur se ky i fundit do të përballet me pasoja ligjore.