Basha akuza Ramës se nuk ka mbajtur asnjë premtim dhe nuk ka marrë asnjë masë

Nga Exit News
Basha akuza Ramës se nuk ka mbajtur asnjë premtim dhe nuk ka marrë asnjë masë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha renditi premtimet e 8 viteve më parë të kryeministrit Rama dhe e akuzoi atë se ka dështuar të mbajë qoftë edhe një prej tyre.

Basha tha se 300 mijë vende pune, shëndetësia falas, heqja e TVSH-së për ushqimet bazë, ulja e çmimit të energjisë, negociatat me BE-në, buxheti 5% për arsimin dhe furnizimi me ujë të pijshëm të çdo shtëpie janë të gjitha premtime të pambajtura të Ramës.

Kreu i demokratëve akuzoi Ramën se ka rritur kostot e jetesës për shqiptarët dhe ka bërë propagandë gjatë viteve në krye të qeverisë.

Basha sulmoi qeverinë gjithashtu për masat e marra në parandalimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore si tërmeti, përmbytjet dhe bllokimet nga dëbora.

“Rama po bën atë që di të bëjë më mirë: vetëm propagandë”, shtoi kreu i PD.

Basha rikujtoi se prej muajsh ka punuar “me specialistët më të mirë për të sjellë plane serioze pune për qytetarët shqiptarë, në të gjitha fushat” dhe deklaroi se do të fitojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>