Drejtuesi i opozites Lulzim Basha akuzoi Qeverine Rama se me masat e saj drastike dhe taksat e larta po demton dhe frikeson biznesin.
Ne nje takim me biznesmenet e Lezhes, Zoti Basha u shopreh se “shtatori ka sjellë 35 mln dollarë më pak të ardhura. Me pretekstin më të vogël vendosen gjoba dhe sërish po mblidhen më pak. Diçka nuk shkon. Ka tkurrje dhe rënie”.
Kryetari i PD-se u shpreh se duhet rritur kufiri i xhiros per biznesin e vogel deri ne 12 milione lek dhe duhen vene pullat fiskale ne mjediset e punes. Per biznesin e madh, Basha propozoi ulje te taksave ne menyre qe biznesi te investoje me shume.
“Për biznesin e madh, vendosja e taksës së sheshtë 9 për qind, që ul deri me 6 për qind nivelin aktual të taksave. Kjo masë riqarkullon 500 mln euro në ekonomi, që aktualisht përfundojnë në xhepat e oligarkëve dhe zyrtarëve të korruptuar” u shpreh ai.