Basha akuzon Ramën: Nuk po bën detyrën

Nga Exit News
Basha akuzon Ramën: Nuk po bën detyrën

Lulzim Basha në një takim elektoral në njësinë numër 9 në Tiranë i premtoi qytetarëve se do të punojë për ta. Ai sulmoi edhe kryeministrin Rama duke i thënë se nuk po punon:

“Ju po e bëni detyrën tuaj si prindër. I vetmi që s’po bën detyrën, është kryeministri dhe qeveria”.

Basha u shpreh se qeveria nuk e morri parasysh planin e tij për të ndihmuar bizneset nga pandemia sepse mendon për “një grusht oligarkësh dhe ortakët e vet”

Ai premtoi se “do ta kthejë administratën në funksionin” e bizneseve.

Basha ju rikthye çështjes së Teatrit duke u shprehur se “Teatri do të ndërtohet siç ishte aty ku ishte”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>