Basha akuzon Ramën për mosmbajtje të premtimeve në 8 vite

Nga Exit News
Basha akuzon Ramën për mosmbajtje të premtimeve në 8 vite

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i premtoi 100 milion euro subvencione direkte çdo vit fermerëve, gjatë takimit elektoral në Devoll.

Basha akuzoi Ramën se nuk ka mbajtur premtimin për 8 vite me radhë:

“Ai varfëroi shqiptarët, e shkatërroi bujqësinë shqiptarë, e varrosi sipërmarrjen shqiptare dhe largoi gjysmë milion të rinj dhe të reja nga vendi ynë për shkak të varfërisë dhe pamundësisë”.

Ai i bëri thirrje qytetarëve të votojnë për PD-në në zgjedhjet e 25 prillit:

“Zonja dhe zotërinj, ju e dini bashkë kemi qenë këto tetë vite vuajtjesh, tani është në dorën tuaj, […] dilni ditën e diel del masivisht në kutitë e votimit dhe votoni numrin 9″.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>