Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi sot qeverinë Rama se po detyron shqiptarët të braktisin vendin e tyre.
Në një postim në Twitter, Basha shkruan se sa kohë të jetë Rama në drejtimin e Shqipërisë , keqqeverisja e tij do të vrasë shpresat e qytetarëve:
“Sa kohë ky njeri drejton Shqipërinë, aq kohë shqiptarët do zbrazin vendin e të parëve. Keqqeverisja e këtij KM që vret shpresat e qytetarëve, është arsyeja për këtë rekord botëror të zi në emigracion. Është koha për të reaguar. Zbrazja e Shqipërisë është akt tradhëtie kombëtare!”
Basha e shoqëroi postimin e tij me një grafik sipas së cilit për 10 mijë banorë, 59 shqiptarë zgjedhin të braktisin vendin. Kjo shifër është edhe më e lartë se në vende të tjera, përshirë Sirinë në gjendje lufte, Irakun, Iranin e Venezuelën.