Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Rama se emëron ministra miqtë dhe të afërmit e tij.
Deklarata e kreut të PD, vjen pas njoftimit të kryeministrit për emërimin e Blendi Çuçit si ministër të brenshëm dhe Milva Ikonomin ministre bujqësie.
“Familjet shqiptare vuajnë krizën e rëndë ekonomike dhe shëndetësore, Rama e ka mendjen ti bëjë ministra miqtë dhe të afërmit e tij. Policia përdor dhunë ndaj të rinjve, Rama paguan charter dhe bileta klasi të parë për shopping në dyqanet luksoze në New York.”, shkruan Basha në rrjetet sociale.
Rama lajmëroi më herët në Twitter se do të dërgojë për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm pasi nga ky post u tërhoq një javë më parë Sandër Lleshaj.