Kreu i PD-së Lulzim Basha ka akuzuar, të shtunën, kryeministrin Rama se ka braktisur emigrantët shqiptarë që po tentojnë të udhëtojnë drejt Greqisë.
Duke iu referuar dhe ngjarjes së rëndë paraditen e së shtunës, ku një 10 vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga ambulance në Kakavijë, Basha shkroi në Twitter:
“Njerëz të braktisur nga një qeveri e dështuar. Turp!”
Basha shpërndau dhe qëndrimin e PD-së, e cila deklaroi se humbja e jetës së fëmijës 10 vjeçar në Kakavijë është pasojë direkte e papërgjegjshmërisë së qeverisë.