Basha akuzon Ramën se ka mashtruar për ndihmën ekonomike

Nga Exit News
Basha akuzon Ramën se ka mashtruar për ndihmën ekonomike

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi të martën kryeministrin Edi Rama se ka mashtruar sa i takon ndihmës ekonomike.

Kryeministri Edi Rama deklaroi të martën në një konferencë për shtyp, se rreth 300 mijë qytetarë kanë përfituar pagën e luftës ndërsa 760 biznese kanë përfituar nga garancia sovrane.

Rama tha se ekonomia shqiptare do të rimëkëmbet shumë shpejt, sipas raportit të Bankës Botërore.

Për Bashën, këto deklarata nuk janë të vërteta. Ai shkruan në Facebook se Rama gënjen kur flet për ndihmën ekonomike.

Basha deklaroi se  Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj.

Sipas kreut të PD “kosto e jetesës rritet dita ditës, papunësia shtohet përditë, bizneset dhe dyqanet mbyllen dhe familjet shqiptare nuk marrin ndihmë nga qeveria”.

“Pas 7 vitesh dështime, Rama mund të ofrojë vetëm dështime të tjera më të mëdha. Shqipëria ka nevojë për ndryshim”, tha Basha.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>