
Kryetari i PD-së Lulzim Basha i kundërpërgjigjet Ramës duke i thënë se nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e dhëna. Basha tha se Rama gënjeu për shëndetësinë falas, për vendet e punës, çmimet e ushqimeve dhe uljen e taksave.
“Cfarë lidhje ke ti me të vërtetën, Edi Rama? Premtove shëndetësi falas- gënjeve. Premtove 300 mijë vende pune-gënjeve. Papunësia në Shqipëri arriti majat. Premtove se do ulësh çmimet e ushqimeve dhe ilaçeve-gënjeve. Çmimet vetëm janë rritur. Premtove se do ulësh taksat – gënjeve. Premtove se do ulësh çmimin e energjisë – gënjeve. Po vjen dita të largohesh gënjeshtar. Është koha për një të ardhme të re për Shqipërinë!”, shkroi Basha në Twitter.