
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar në Facebook, të dhënat e rritjes së pagave të mësuesve gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike në 2005-2013 dhe gjatë 8-vjeçarit të fundit të qeverisë Rama.
Sipas Bashës, mësuesve ju dyfishuan pagat gjatë qeverisjes së PD ndërsa rritja ishte minimale nga 2013 në 2021 gjatë qeverisjes së PS.
Kreu i demokratëve akuzon qeverinë se ka penguar përparimin e vendit në 8 vitet e fundit.
Basha prezantoi në fillim të shkurtit programin e PD për arsimin ku një nga premtimet kryesore ishte rritja me 60% e rrogave për mësuesit.
Qeveria miratoi vitin e kaluar rritjen e pagave për mësuesit me 15%.