Kryetari i PD-së, Lulzim Basha pohoi se askush nuk e beson më kryeministrin Rama për premtimet e tij.
Në një status në Twitter, Basha shkruan se prej 7 vitesh Rama nuk ka mbajtur premtimet e tij.
“Sikur të ishin bërë realitet ato që thotë ky, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje sot. Por pas 7 vitesh premtimesh të pambajtura, a ka njeri që ja vë më veshin këtij?”
Reagimi i Bashës erdhi pas prezantimit të planit të ripunësimit nga kryeministri Rama.