Kryetari i opozitës Basha e quajti sulmin me armë të ndodhur tek mbikalimi i Shkozetit javën e kaluar “luftë bandash, bandat në pushtet që luftojnë me njëra-tjetrën për të grabitur më shumë”.
Në një takim mme të rinj në Korcë, Basha tha se “vendimmarrësit e sotëm e ata të nesërm, dhuntinë e parë duhet të kenë të dëgjojnë. Ndaj jam sot këtu”.
Ai u zotua se “PD do rikthejmë shpresën për të ndërtuar një jetë më të mirë këtu në Korçën tonë, në Shqipërinë tonë.”