![basha ne Velipoje Basha: Banorët e Velipojës që panë rrënimin e investimit të tyre meritojnë drejtësi](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/07/basha-ne-Velipoje.jpg)
Lulzim Basha akuzoi qeverinë për prishje selektive të objekteve në Velipojë, në një kohë kur qytetarët dhe bizneset e turizmit po vuanin goditjen nga koronavirusi.
“Pa asnjë dokument, banditët e pushtetit shkatërruan mundin dhe djersën e qytetarëve dhe kjo për t’u hapur rrugë projekteve korruptive të oligarkëve dhe krimit të organizuar.” – deklaron Basha për aksionin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit.
Kreu i Partisë Demokratike tha se qytetarët që panë shkatërrimin e pronës së tyre duhet të marrin drejtësi dhe se ata që prishën invesimin e tyre do të marrin dënimin e merituar.