Basha, çfarë do të bëja unë po të isha sot kryeministër

Nga Exit News
Basha, çfarë do të bëja unë po të isha sot kryeministër

“Mbyllja e vatrave të infeksionit, vendosja e mjaftueshëm parave, që buxheti i ka, për aty ku ka nevojë, njësoj si Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Rritja e numrit të testimeve dhe nisja e procesit të gjurmimit”. Kështu ju përgjigjë Kryeopozitari Basha interesimit të gazetares së Vizion Plus, se çfarë do të bënte ai po të ishte sot kryeministër.

Zoti Basha tha se çdo masë e marrë nga qeveria duhet të jetë e zbatueshme. Në lidhje me vendimin e ri të qeverisë për pajisjen me leje-dalje, për një orë përmes aplikacioni e-albania, ose me mesazh, Zoti Basha tha se:

“Aplikimi e-Albania nuk ka funksionuar. Një gjë është të urdhërosh të dalin me autorizim dhe një gjë tjetër është të mos e marrin autorizimin. Çdo masë që merret duhet të jetë e zbatueshem. Duhet të sigurohemi që qytetarët duhet të kenë mundësinë të bëjnë pazar…”.

Zoti Basha tha se qeveria duhet të ketë prioritete në mënyrën se si të shpenzojë paratë e buxhetit, gjatë krizës së koronavirusit.

30 milionë euro kanë shkuar për beton. Betoni nuk është sot prioritet. Këto 30 milionë euro mund të paguanin rrogat e fasonerive, 2 muaj për 70 mijë punonjësit e fasonerisë me pagë minimale. Ligji i emergjencës i jep të drejtën qeverisë të anullojë çdo kontratë koncesionare, pa pasoja”.

Zoti Basha, në fund, i bëri thirrje qeverisë të kthejë në vend të gjithë shqiptarë e mbetur jashët për shkak të mbylljes së kufijve. “Janë të paktën 200 mesazhe qe më vijnë mua personalisht”, tha Basha, që kërkojnë ndihmë per tu kthyer në vend.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>