Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha bisedoi dje në mbrëmje me gazetarin Blendi Fevziu në emisionin Opinion.
Ndër të tjera Zoti Basha deklaroi:
Çfarë do të ofrojë Qeveria Basha:
Republika e Re do të sigurojë një të nesërme të sigurt për të gjithë shqiptarët.
Ne do të rrisim buxhetin e shëndetësisë, duke shtuar numrin e mjekëve dhe të shtretërve.
Do të paguajmë faturën e energjisë elektrike për 300 kë e parë për familjet në ndihmë ekonomike.
Ne do të krijojmë mundësinë që nxënësit e tetëvjeçares të qëndrojnë në shkollë deri pas orës 16 duke u garantuar drekën e paguar dhe aktivitete pas shkollore.
Do të rrisim pensionin minimal për pensionistët në 25 mijë lekë në muaj.
Gjatë gjithë aktivitetit tim politik unë i kam shërbyer interesit publik dhe kam luftuar që nga dita e parë për standardin europian të demokracisë dhe politikës të cilin e kam njohur dhe përjetuar në Hollandë dhe në Europën perëndimore.
Aty sistemi të garanton të ecësh nëpërmjet meritës. Kjo është lufta që bëj unë sot. Që këtej e tutje rinia shqiptare mos të ketë nevojë të bëjë akrobaci, por të mundet të çajë në jetë përmes meritës.
Për listat e kandidatëve për deputet të PD-së:
Kam bërë ekipin tim fitues. Është e drejta ime ekskluzive. Mbaj përgjegjësi personale për këtë listë.
Nuk është përjashtuar askush nga Partia Demokratike. Nuk është e lidhur jeta me PD-në vetëm nëse je deputet. Ky është mendim i Republikës së Vjetër.
Kryetari i FRPD-së, sekretari organizativ, sekretari i Burimeve Njerëzore janë stafi ekzekutiv i fushatës dhe këto janë vendime e mia.
Ne do fitojmë, por cilido qoftë rezultati, më 22 Korrik ka zgjedhje për kreun e PD-së.