Basha citon Indeksin e Zhvillimit, kritikon qeverinë

Nga Exit News
Basha citon Indeksin e Zhvillimit, kritikon qeverinë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke iu referuar të dhënave të Indeksit të Zhvillimit tha të shtunën se ka ardhur koha për ndryshim. Përmes një shënimi në Facebook, ai tha se prej shumë vitesh raportet tregojnë “dështimin e qeverisë Rama”.

“Shqipëria ka bërë hapa mbrapa me Ramën. Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (Human Development Index ) në rastin e Shqipërisë duhet quajtur indeksi i moszhvillimit dhe ngecjes. Grafiku shumëvjeçar i këtij raporti të përvitshëm të nxjerrë prej Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) demonstron qartë se gjatë viteve të qeverisjes së dështuar të Ramës, Shqipëria është në amulli apo “në vend-numëro”. Mjaft më. Është koha për ndryshim”, u shpreh Basha.

Indeksi i fundit i “Zhvillimit Njerëzor”, i mbajtur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), e rendit sërish Shqipërinë në vendin e 69-të, ndërkohë që për aspektin global në tërësi ngre shqetësimin për dëmet në mjedis dhe ndikimin që mund të ketë në zhvillimin në të ardhmen.

Indeksi analizon progresin njerëzor duke marrë në konsideratë jetëgjatësinë në lindje, nivelin e edukimit me vitet e shkollimit, mesataren e përgjithshme të të ardhurave për frymë për 189 shtetet anëtare të OKBS-së dhe i rendit sipas pikëzimeve nga 0 në 1 për secilën kategori.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>