Basha dënon sulmet e Ramës ndaj BE-së: I dështuari je ti

Nga Exit News
Basha dënon sulmet e Ramës ndaj BE-së: I dështuari je ti

Kreu i PD-së, Lulzim Basha e quajti ‘tentativë të dështuar për të mbuluar dështimin e tij’, sulmin e Ramës ndaj Bashkimit Europian për vaksinat anti-Covid.

Përmes një postimi në Facebook, Basha tha se ‘nuk është faji i BE-së që Rama është një dështim në çdo gjë’.

Duke shpërndarë reagimin e ambasadës franceze në lidhje me sulmet e Ramës, Basha shkroi se vendi i është përjetë mirënjohës BE-së për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në momente të vështira për vendin.

Ai premtoi se me ardhjen në pushtet të opozitës në 25 prill, vendi do të orientohet drejt Europës:

“25 prilli do të jetë ditë e ndarjes nga e keqja dhe e orientimit europian të Shqipërisë.”

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar vazhdimisht BE-së duke e akuzuar se ka lënë në baltë vendet e Ballkanit Perëndimor për furnizimin me vaksina anti-Covid.

Dy ditë më parë në emisionin Open, Rama e konsideroi “moralisht e pa justifikueshëm” vendimin e BE për shpërndarjen e vaksinave vetëm brenda BE-së.

Ambasada Franceze reagoi të shtunën, duke hedhur poshtë deklaratat e Ramës dhe duke kujtuar se BE-ja është një ndër donatorët më të mëdhenj të Shqipërisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>