Basha denoncon rritjen e taksave për biznesin e vogël

Nga Exit News
Basha denoncon rritjen e taksave për biznesin e vogël

Kreu i PD-së Lulzim Basha denoncoi rritjen e taksave ndaj bizneseve nga qeveria Rama, duke e çuar biznesin drejt falimentimit.

Basha ndau në Facebook rrëfimin e pronarit të një bar-restoranti në Tiranë, i cili tregon se qeveria Rama, në vitin 2018, e kaloi biznesin e tij në biznes me TVSH sepse xhiroja e atij viti kishte shkuar në vlerën e 3,3 milionë lekëve, rreth 26 mijë euro.

Kjo sipas tij, rriti edhe më shumë kostot për biznesin dhe në vitin pasardhës, 2019, xhiroja ran ë vetëm 2,2 milionë lekë, rreth 18 mijë euro. Pavarësisht rënies së xhiros, biznesi vazhdon të paguajë taksa dhe tatime si biznes me TVSH.

“Njëkohësisht taksat e bashkisë, siç janë ato të pasurisë dhe ato të infrastrukturës të arsimit dhe pastrimit, janë një kosto tjetër shtesë,” u shpreh pronari i biznesit.

Sot, ai është detyruar të marrë kredi për të plotësuar të gjithë nevojat që ka biznesi.

Basha premtoi se programi i tij për ekonominë do të ndihmojë të gjithë bizneset në vështirësi.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

E mërkurë 10, 2020