Basha dhe Berisha përplasen për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar

Nga Exit News
Basha dhe Berisha përplasen për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar

Kryetari aktualë i Partisë Demokratike (PD) Lulzim Basha dhe ish-kryetari i saj Sali Berisha u përplasën mbi mundësinë për të thërritur një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Kombëtar të partisë.

Berisha ka nisur një turne kombëtare për të folur me mbështetësit e partisë, në përpjekje për të mundësuar një mbledhje të Kuvend Kombëtare të PD. Të martën, ai ishte në Fier, pas një takimi të parë me mbështetësit në Tiranë javën e kaluar.

Ai ka deklaruar se 1.500 anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PD-së do të kërkojnë një mbledhje të jashtëzakonshme të asamble – në përputhje me statutet e partisë – të cilët më pas do të vendosin që të ketë një referendum kombëtar të partisë nëse vendimi i Bashës kundër Berisha ishte i drejtë.

Të mërkurën në një postim në Facebook, Berisha njoftoi se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet sipas statutit të partisë, me qëllimin për t’i dhënë PD-së një lider të pakapur.

“Kuvendi i PD do mblidhet në përputhje me statutin e PD dhe askush që tmerrohet prej tij nuk mund ta pengojë.
Ai nuk do të mblidhet për të shqyrtuar vendimet e asnjë qeverie por vetëm vendimet e pengut të Edi Ramës.
Kuvendi do mblidhet gjithashtu për të shpëtuar PD nga pazaret e peng Bashës me Edi Ramën dhe për t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresën demokratëve pas 4 humbjesh radhazi përballe rregjimit me të korruptuar dhe inkriminuar të Europës.
PD nuk i duhet nje lider i kapur peng që bën pazar me Ramën dhe shpall non grata bazën e partisë i tmerruar prej saj”.

Kjo përplasje  vjen pasi Basha përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i PD, pas shpalljes së tij non-grata nga Shteteve të Bashkuara.

Sekretari amerikan i Shtetit e ndaloi Berishën dhe familjen e tij të hynin në SHBA për akuzat për korrupsion. Berisha, i cili ka qenë edhe president dhe kryeministër i Shqipërisë, mohon të gjitha akuzat.

Duke folur të mërkurën me gazetarët, Basha tha se asnjë mbledhje e jashtëzakonshme e asamblesë dhe asnjë referendum nuk do të zhvillohet për të vënë në dyshim një vendim të Shteteve të Bashkuara.

Ambasadorja amerikan Yuri Kim reagoi gjithashtu të martën, pas takimit të dytë të Berishës në Fier, duke theksuar se SHBA është “e qartë” dhe “serioze në lidhje me korrupsionin”, përfshirë ndalimin e hyrjes së disa njerëzve në vend për akuzat e korrupsionit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>