Basha dhe Meta reagojnë për sulmin në Vjenë

Nga Exit News
Basha dhe Meta reagojnë për sulmin në Vjenë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe Presidenti Ilir Meta shprëhën keqardhjen e tyre pêr sulmin me armë në Vjenë, të ndodhur më 2 nentor.

“Dënoj ashpër sulmin terrorist frikacak kundër jetëve të pafajshme në Vjenë.  Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave.  Shqipëria qëndron fort në solidaritet me popullin dhe autoritetet austriake”, shkroi Basha në Twitter.

Ndërsa, Meta shkroi se “mendimet dhe lutjet tona shkojnë për familjet e viktimave dhe njerëzit e Vjenës. Ne qëndrojmë me vendosmëri me aleatët tanë austriakë dhe ndërkombëtarë në luftën kundër terrorizmit”.

Policia e Vjenës ka thënë se tre persona u vranë – dy burra dhe një grua – si dhe 15 të tjerë u plagosën, përfshirë një officer të policisë.

Ngjarja ndodhi të hënën në mbrëmje, nga më shume se 1 person, jashtë një sinagoge në Vjenë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>