Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale, ka akuzuar kryeministrin Rama dhe bashkëpunëtor të tij për vjedhje me anë të tenderave gjatë pandemisë.
“Sot SPAK ka marrë të pandehur zyrtarë të rangut të dytë në ministrinë atëherë të drejtuar nga Olta Xhaçka për akuzën që ne çuan në prill të vitit të kaluar,” vijoi Basha.
Kjo është arsyeja, tha kreu i opozitës, që vendi ka ngecur.
Basha u zotuai se ai dhe qeveria që ai do të drejtojë pas zgjedhjeve të 25 prillit do të jenë të hapur ndaj drejtësisë dhe garant të pavarësisë së saj.
“Zotohem sot para jush se akti im i parë dhe i fundit si kryeministër do të jetë garantimi i pavarësisë së plotë të drejtësisë, me duart larg nga drejtësia, me funksionimin deri në fund të reformës në drejtësi dhe institucioneve”, u shpreh Basha.