Basha e cilëson çlirim të jashtëzakonshëm uljen e taksës nga 15% në 9%

Nga Exit News
Basha e cilëson çlirim të jashtëzakonshëm uljen e taksës nga 15% në 9%

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e cilësoi të martën “një çlirim i jashtëzakonshëm për financat e sipërmarrjes shqiptare” uljen e taksës nga 15 në 9%.

“Më shumë para mbeten në duart tuaja që të investoni më shumë, të prodhoni më shumë dhe të hapni më shumë vende të reja pune me paga më të larta”, tha Basha.

Po ashtu në një postim tjetër ai renditi disa nga “dështimet e Ramës”.

“60 ditë deri më 25 prill, 10 dështimet e Edi Ramës në 8 vite. Rama premtoi legalizime falas. A e ka mbajtur këtë premtim? Përgjigja: Jo”, shkroi Basha.

Për legalizimet ai tha se për gjysmë viti arkëtuam 1.4 miliardë lekë.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme