
Kreu i PD-së, Lulzim Basha e quajti kryeministrin Edi Rama në një satelit tē tij.
Në emisionin Koha për tu zgjuar, Basha u shpreh se Rama nuk ka asnjë strategji për fushatën. Ai u shpreh se strategjia e vetme është sulmi ndaj tij.
“Prandaj e kam quajtur, dhe besoj do ketë një kohë, e kam quajtur satelitin tim. Kryeministri kthehet në satelit të kandidatit. S’ka asgjë për t’iu thënë shqiptarëve. Pra, është e qartë strategjia, nuk është diçka që ndodh, e kalkuluar me sulme ndaj meje, opozitës, PD.”
Basha tha se kryeministri Rama ka frikë nga debati dhe nuk përgjigjet për punën e tij gjatë këtyre 8 viteve.
Ai theksoi se Rama tjetër bën tjetër thotë.