Basha flet për listën e kandidatëve të PD: Do ketë prurje të reja dhe personalitete me përvojë

Nga Exit News
Basha flet për listën e kandidatëve të PD: Do ketë prurje të reja dhe personalitete me përvojë

Kryedemokrati Basha deklaroi të enjten në Opinion se lista e kandidatëve të PD për zgjedhjet e ardhshme do të jetë e alternuar, ku do të ketë personalitete me përvojë por dhe emra të rinjt.

Basha deklaroi:

“Lista do të ndërthurë padiskutim personalitete me përvojë politike, njerëz të rinj po me përvojë politike dhe ata, prurje të reja dhe njerëz jashtë sferës së le të themi aktivitetit militantëve partiakë të Partisë Demokratike, pra do të ndërthurë atë që unë e quaj edhe jo vetëm unë një aleancë të vlerave qytetare”.

Ai tha se kjo listë është produkt i një procesi që nisi me 25 qershor ku u përfshi e gjithë anëtarësia e Partisë Demokratike.

Ai u ndal edhe tek Komisioni i Verifikimit dhe tha se kryesia e PD do zbatojë rekomandimet e Komisionit të Verifikimit.

Kreu i PD u shpreh:

“Komisioni i verifikimit të figurave ka vepruar në bazë të statutit të Partisë Demokratike dhe ka sjellë një produkt dhe ka sjellë rekomandime. Kryesia dhe këshilli kombëtar do të zbatojnë statutin e Partisë Demokratike që do të thotë aty ku janë marrë vendimet që komisioni ka për detyrë t’i marrë aty janë të padiskutueshme, sigurisht edhe vendimet e anëtarësisë ndërkohë që aty ku ka rekomandime do të jetë subjekt i organeve vendimmarrëse të partisë që janë kryesia dhe këshilli kombëtar”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>