Basha fton Kryeministrin të shmang gjuhën e dyfishtë me opozitën

Nga Exit News
Basha fton Kryeministrin të shmang gjuhën e dyfishtë me opozitën

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, ftesës së Kryeministrit Rama për të bashkuar forcat për të zgjidhur krizën e koronavirusit se:

“Unë nuk përfshihen në debat politik dhe do të shmang çdo retorikë me kryeministrin të cilit i bëj të njëjtën ftesë, të shmang gjuhën e dyfishtë ku një ditë e sulmon, anatemon, dhe ditën tjetër adopton propozimet tona dhe të fokusohet tërësisht tek prioriteti kryesori shqiptarëve sot, që është shëndeti, jeta e tyre, ekonomia e tyre dhe në tërësi ekonomia e vendit”.

Basha tha se ekspertët e PD-së janë të gatshëm të japin ekspertizën e tyre në çdo moment:

“Ky është prioriteti i vendit, ky është prioriteti i im dhe i opozitës dhe uroj me gjithë zemër që të jetë edhe prioriteti i kryeministrit, në funksion të saj  kemi vënë të gjithë ekspertizën tonë, ekspertët tanë janë gati për të ofruar ekspertizën e tyre çdo moment në shërbim të qytetarëve në fushën e shëndetësisë, në fushën e ekonomisë, në fushën juridike, propozimet janë konkrete, janë publike”.

Kryeopozitari tha se “e vetmja gjë që njerëzit, mendoj, nuk vlerësojnë është që njëherë sulmohen, pastaj adoptohen, uroj që kjo praktikë të marrë fund, po energjia vëmendja e opozitës dhe e imja janë në shërbim të njerëzve”.

Basha tha se tani ka nevojë “për të ndërtuar një plan, i cili jo vetëm të japë shpresë por edhe një rrugë drejt së cilës do të eci Shqipëria, për të dalë nga kjo situatë, pra, një strategji ku kyçe është testimi”.

Ndërsa për strategjinë e testimeve, Basha tha se:

“Nuk dua te hyj ne retorikë me qeverinë. Nuk dua të hyj ne asnjë lloj retorike me qeverinë as në këtë rast. Por dua te kërkoj qe Shqipëria të ngrihet të paktën në nivelin e Maqedonisë së Veriut për testimet”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>