Kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama për rritje të numrit të azilkërkuesve.
Pas takimit me eurokomisioneren e punëve të brendshme, Ylva Johansson, ai u shpreh se PD ma një plan ekonomik që do të mundësojë qendrimin e të rinjve në vend.
Ai shtoi se “një klimë biznesi që do të hapë vende të reja pune, vende pune të kualifikuara, sektor privat që jep paga të larta, të rinjtë shqiptarë do të kenë të gjitha kushtet dhe motivimin për të qëndruar këtu.”
Basha ka prezantuar gjatë këtyre javëve programin për rininë ku theksoi se pikat kryesore do të jenë zgjidhja e problemit të papunësisë dhe krijimi i kushteve për t’i nxitur të rinjtë të mos emigrojnë pas studimeve.