Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur ironisë së kryeministrit Rama në lidhje me kandidatët për deputetë të Opozitës së Bashkuar.
“Kur Rama qesh, Shqipëria qan.”, shkruan Basha në Twitter duke iu referuar postimit të kryeministrit në “Instagram” që shoqërohet me të qeshura.
Rama ironizon kreun e PD se ka zëvendësuar demokratët në lista me “memexhinjtë”.
Por Basha shprehet se kryeministri nuk e kupton se shqiptarët janë të lodhur prej tij.
“Duket se ai e ka të vështirë të kuptojë që shqiptarët anembanë vendit janë lodhur prej tij. Këtë do ta mësojë mirë në 25 Prill kur ta largojmë dhe të sjellim një të ardhme më të mirë për familjet shqiptare.”