Basha i përgjigjet Ramës: Burrë të bën përkushtimi ndaj familjes jo banditët

Nga Exit News
Basha i përgjigjet Ramës: Burrë të bën përkushtimi ndaj familjes jo banditët

Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha iu përgjigj kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit i tha “Ndahu nga Likja e Saliu, këpute zinxhirin e Monikës, se lider s’je bëhu pak burrë”.

Basha i tha Ramës se “burrë nuk të bëjnë banditët por përkushtimi ndaj familjes”.

“Burrë të bën përkushtimi për të lënë pas çdo interes personal. Kur ti çdo sekondë në pushtet e ke kaluar për veten tënde dhe miqtë e tu duke braktisur qytetarët. Ndali provokimet ndaj qytetarëve! Të njëjtën përgjigje do marrësh kudo që shkon”, tha Basha.

Basha dha një mesazh parmes një videoje pas takimit në Elbasan, i cili u shoqërua me përplasje mes dy liderëve.

“Nuk ia doli dot, rrugët ishin plot e përplot edhe më plot pas këtij incidenti të shëmtuar që tregoi se njerëzit nuk e kanë më frikë, se janë të vendosur që të mos jenë më peng i bandave me të cilat Edi Rama ka ardhur në pushtet dhe ka mbajtur pushtetin në Elbasan dhe në qytete të tjera”, tha Basha.

Rama dhe basha u përplasën të dielën gjatë vizitës së tyre në Elbasan

Ata mbërritën në Elbasan në të njëjtën orë për të prezantuar kandidatët e listës zgjedhore dhe për të uruar ditën e verës.

Kur mbërriti Rama në Elbasan pati thirrje nga qytetarët “Rama ik”.

Pas kësaj Basha dhe Rama kanë akuzuar njëri tjetrin.

Raportohet se ka pasur incident dhe përplasje fizike mes simpatizantëve të PS dhe PD e pas kësaj policia ka shoqëruar disa persona.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>