Basha i përgjigjet Ramës: Më sulmoi personalisht, në 25 prill do të humbë

Nga Exit News
Basha i përgjigjet Ramës: Më sulmoi personalisht, në 25 prill do të humbë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha  iu përgjigj të martën kryeministrit Edi Rama, duke thënë se e ka sulmuar personalisht.

Basha shkroi të martën në Facebook se “Rama nuk bën dot asgjë pas 8 vjet dështimesh” dhe se në 25 Prill ai do të humbë.

“Rama vendosi të më sulmojë sot personalisht vetem sepse unë prezantova këtë plan ekonomik para të gjithë jush.

Rama papritmas u kujtua të bënte edhe ca premtime të tjera boshe, a thua se ai tani është në gjendje të bëje atë që nuk e arriti dot ta bënte për 8 vjet me radhë”, tha Basha.

Basha  u shpreh se qëllimi i PD në këto zgjedhje është vetëm një “të largojnë Edi Ramën”.

Të martën kryeministri Edi Rama e ironizoi opozitën duke thënë se me të njerëzit argëtohen ndërsa opozitën nuk e konsiderojnë.

Kryeministri Rama në daljet e tij publike ka sulmuar opozitën, si për programin ekonomik ashtu edhe për deklaratat e tyre. Të martën, gjatë një diskutimi me mediat, Rama tha se ai me Bashën kanë pasur një plan për të zhbërë LSI-në. Këto akuza u mohuan nga kryetari i PD-së Basha.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>