Basha i përgjigjet Ramës: Mos u merr me trillime kundër meje, shih ekonominë

Nga Exit News
Basha i përgjigjet Ramës: Mos u merr me trillime kundër meje, shih ekonominë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i quajti “gënjeshtra dhe trillime” intervistat e publikuara nga Kryeministri Rama mbi rolin e Bashës në UNMIK.

“Ndërsa Rama merret vetëm me trillime dhe gënjeshtra kundër meje, ekonomia jonë është në kolaps. Studimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar tregon se Shqipëria është ekonomia më pak e kredituar në Ballkan”, shkroi Basha në Facebook, të martën.

Ai tha se Rama ka shkatërruar ekonominë dhe ndaj nuk ndihmon dot familjet në nevojë:

“Për 7 vite me radhë Rama e shkatërroi ekonominë. Kjo është arsyeja pse Rama nuk jep ndihmë financiare për familjet që vuajnë nga kriza. Shqipëria është vendi që u jep më pak ndihmë ekonomike qytetarëve të saj!”.

Basha premtoi se do ta ndryshojë këtë gjë dhe do të “ndihmojmë të gjithë qytetarët, biznesin, të vetëpunësuarit, dhe do të sigurojmë ndihmë financiare për çdo familje. Bashkë do sjellim shpresë të re për Shqipërinë!”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>