Kreu i Partisë Demokratike reagoi të martën mbi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se pse ai donte një mandat të tretë në qeverisje, duke thënë se “Shqipëria nuk e ka luksin t’i japë edhe 4 vite”.
Teksa Rama rendit arsyet se pse ai dhe PS duan një mandat të tretë, Basha ka renditur arsyet se pse Rama nuk duhet ta fitojë këtë mandat.
Basha shkroi në Facebook se Rama e ka lënë Shqipërinë në baltë.
Kreu i PD renditi disa arsye pse Rama nuk do ta fitojë mandatin e tretë: Ekonomia, Punësimi, Shëndetësia, Integrimi në BE. Basha u shpreh se të gjitha këto pika kanë ngecur dhe se “4 vite të tjera nuk të duhen për shqiptarët, sepse për ta nuk të bëhet vonë”.
Ai tha se Rama po e kërkon mandatin e tretë “për vete dhe ortakët e tu që pasurohen me milionat e tenderave dhe koncesioneve korruptive”.