Basha kërkesë Ramës të mbyllë për 4 javë fabrikat, fasonët dhe call-center-at

Nga Exit News
Basha kërkesë Ramës të mbyllë për 4 javë fabrikat, fasonët dhe call-center-at

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i kërkoi qeverisë mbylljen e menjëhershme të fabrikave dhe ndërmarrjeve me shumë punonjës si fasoneritë apo call-center-at dhe përkrahjen e punëtorëve me pagë.

Përmes një deklarate për shtyp, Basha u shpreh se qeveria duhet t’i mbyllë për 4 javë sipërmarrjet që kanë shumë punonjës dhe ushtrojnë aktivitetin në mjedise të mbyllura.

Ai e argumentoi propozimin me faktin se ditët e fundit ka pasur një shtim të ndjeshëm të të infektuarve nga koronavirusi – në total janë 186 të infektuar.

Kryetari i PD-së theksoi se mbi 70 mijë punonjës të fasonerisë janë “burim potencial i përhapjes së shpejtë të virusit” për këtë ata duhet të qëndrojnë në shtëpi, por nga ana tjetër qeveria duhet të mbështesë bizneset për t’u garantuar pagat.

“Kosto maksimale, 15 milion euro në muaj. Kosto e mosveprimit, e pallogaritshne për shëndetin”.

Basha propozon që qeveria të orietntojë të gjitha burimet shtetërore në 3 prioritete kryesore shëndetësia, qytetarët dhe biznesi:

  • të sigurojë pagesën për punëtorët për të mos çuar në kolaps dhe faliment bizneset
  • të përballojë pagën minimale të bizneseve që nuk munden – për bizneset që paguajnë vetë, kosto të llogaritet si shpenzim i zbritshëm në masën 200%

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>