Basha kërkon mbylljen e fasonerive, call centerave dhe të paguhen rrogat

Nga Exit News
Basha kërkon mbylljen e fasonerive, call centerave dhe të paguhen rrogat

Kryetari i opozitës Basha i bëri thirrje qeverisë të mbyllë fasoneritë, të cilat shërbejnë si përhapës virusi:

“Masat shtrënguese janë të domosdoshme. Por nuk mund t’i thuash njerëzve do nxjerrësh vetëm një dhe pastaj të cosh 200 deri në 300 familjarë në një fasoneri dhe të thuash që të marrë masa pronari”.

“Qeveria mund të mbulojë për 2 muaj rrogat e fasonerive me lëkët që i ka harxhuar për beton, në një javë 22 milionë për katër klietë. Në fund të marsit njerëzit duhet të kenë lekët në llogari bankare, ndryshe do të kemi një tragjedi shoqërore. Buxheti ka para, dhe duhet të lej propagandën”, tha Basha në një intervistë për News 24.

Ai i kërkoj qeverisë të bëjë transparencë për testimet, për paratë që do të shpenzohen dhe se si do të shpenzohen:

“Të bëhet transparence me testimet. Të mbështet në përvojën e vendeve të tjera. Të ndryshoj strategjia. Të testohet personeli shëndetësor, policia”.

Basha tha se qeveria ka para dhe nuk ka merakun e borxhit publik sepse:

“Borxhit publik këto i kanë martuar nënë e babë. Pse nuk heq milionat e inceneratorëve dhe ti coj tek shëndetësia. Pse 30 milionë euro i jepen betonistëve”.

Pyetjes për qeveri të përbashkët me shumicën për tu përballur me krizën e pandemisë, Basha ju përgjigjë se:

“Për momentin nuk është në radarin tim asnjë temë e politikës. Detyra jonë është t’i vëmë fre kësaj papërgjegjëshmërie”.

Pyetjes, se si i duken kryetari të opozitës, deklaratat e kohëve të fundit se ai po sillet si kryeministër, Basha tha:

“Unë kam për detyrë të jap kontributin tim. Gjithçka tjetër nuk është në fokusin tim. Nëse njerëzit e vlerësojnë më bëhet qejfi. Ne kemi vetëm interesin e qytetarëve”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>