
Kryetari i PD-së Lulzim Basha shprehu keqardhje për vendimin e SHBA-ve për t’i ndaluar hyrjen Sali Berishës. Ai mbështeti qendrimin e Berishës dhe bëri thirrje “për transparencë të plotë mbi çdo fakt e dokument që ka lidhje me këtë vendim”.
Në një postim në Facebook, ai përsëriti se “në këto 8 vite, ku për shkak të korrupsionit masiv në çdo sektor dhe lidhjeve të pushtetit me krimin e organizuar, Shqipëria ka mbetur në vendnumëro në zbatimin e reformave”.
Ai u shpreh se PD “është e vendosur të vazhdojë pa asnjë kompromis luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.